Bie prodhimi i Opiumit, prodhuesi kryesor Afganistani redukton kultivimin e bimës së lulekuqes

Afganistani, kultivuesi kryesor i lulëkuqes, prej së cilës prodhohet edhe lënda e opiumit ka ulur ndjeshëm kultivimin. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) raportoi se në vitin 2023 u mbollën vetëm 10 mijë e 800 hektare, nga 233,000 hektarë një vit më parë, duke ulur furnizimet me 95% .

Prodhimi i bimës së lulëkuqes erdhi në ulje menjëherë pas marrjes së administratave të vendit nga talebanët.

Që nga ajo kohë fermerët janë përballur me presione në vendin e shkatërruar nga lufta, ku shumica e njerëzve burim kryesor të të ardhurave kanë bujqësinë.

Raporti i OKB-së parashikon një ulje të ndjeshme të ekonomisë së vendit, ku rreth dy të tretat e popullsisë tashmë kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Megjithatë prodhimi i ulët mund të vlerësohet pozitive në nivel ndërkombëtar, pasi Afganistani po ashtu është dhe burimi kryesor i opiumit të paligjshëm, substancë e rrezikshme për shëndetin.

Udhëheqësi suprem shpirtëror i talebanëve ndaloi kultivimin e lëndëve narkotike në prill të 2022, ndërsa provinca e Helmandit është më e njohura për nivelet e larta të prodhimit të kësaj substance.

Opiumi është lateksi i tharë i marrë nga kapsulat e farës së lulekuqes së opiumit.

Përafërsisht 12 për qind e opiumit përbëhet nga morfina alkaloid analgjezik, i cili përpunohet kimikisht për të prodhuar heroinë dhe opioidë të tjerë sintetikë për përdorim medicinal dhe për tregtinë e paligjshme të drogës.