PAMJE TË RËNDA/ Publikohet video e masakrës së Hamasit në festival më 7 tetor ku u vranë mbi 250 izraelitë
Tmerri në festivalin SuperNova pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor me mbi 250 izraelit të vrarë, është regjistruar nga një video e ushtrisë izraelite e cila po del në dritë.
Këto janë momente që shpalosen sapo ushtarët izraelitë mbërrijnë në zonë, kur tashmë ishte tepër vonë, pasi trupat e izraelitëve të vrarë gjendeshin në të gjithë zonën.
Shumë prej tyre ishin grumbulluar duke zbuluar momentet dramatike të fundit ku pjesëmarrësit e festivalit u grumbulluan pranë frigoriferëve duke u përpjekur të fshiheshin nga furia vrastare e terroristëve por që i gjetën dhe i qëlluan me gjakftohtësi.
Videoja e postuar në Twitter nga Ministria e Jashtme e Izraelit (imazhe të rënda):
Disturbing images ⚠️
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) November 4, 2023
Four weeks ago today, 200+ young Israelis were butchered by Hamas terrorists at the Nova music festival.
This is what the aftermath looked like through the eyes of an IDF soldier who came to rescue survivors.
Don’t look away.https://t.co/MG5BoqKWy9
