Kryeparlamentari "pro-rus" sllovak provokon, heq flamurin e BE-së dhe vendos fotografinë e Che Guevaras në zyrën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2023, 09:57
Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki u fituan muaj më parë nga Partia që ka orientim pro-rus. Partia fituese Smer ka marr për detyrë të udhëheq qeverinë dhe parlamentin sllovak.
Kryetari i ri i parlamentit sllovak, Lubos Blaha ka nisur punën duke bërë disa ndryshime në zyrën e tij të re. Ai hoqi flamurin e Bashkimin Evropian dhe e zëvendësoi një portret të presidentes sllovake, Zuzana Çaputova me një të Che Guevara.
Ndryshe, Robert Fico është zgjedhur ditë më parë kryeministër i Sllovakisë gjersa gjatë fushatës zgjedhore është zotuar se do t’i jep fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Partia SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partinë nacionaliste SNS.

