Pas "përplasjeve" të shumta, Vivien "thumbon" Getinjon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 19:10
Vivien Thano bëri lëmsh rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varur nga kumari dhe bixhozi.
Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes.
Pas përplasjeve të tyre virtuale, së fundmi Vivien duket se e ka "thumbuar" sërish ish-partnerin.
Ditën e sotme ajo ka postuar në rrjetin social "Instagram" një postim ku shkruan "Zoti më shpëtoi, sërish".
Këtë shkrim ndjekësit e kanë marrë si referencë për ndarjen e saj nga reperi.
View this post on Instagram
