FOTO/ Pranë zjarrit, Butrint Imeri na prezanton me partneren?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 17:29
Këngëtari kosovar, Butrint Imeri është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku numri i konsiderueshëm i ndjekësve tregon se interesi për jetën e tij është i madh.
Nga ana tjetër është vetë këngëtari, ai që ngacmon me anë të postimeve.
Mbrëmjen e kaluar ai ka qenë nën shoqërinë e një vajze, në një ambient të jashtëm, pranë zjarrit.
Me duart bashkë në formën e shqiponjës sigurisht që Butrinti na bëri të dyshojmë për ndonjë romancë të re, por që nuk përjashtojmë mundësinë e realizimit të ndonjë projekti muzikor.
Kujtojmë që kënga e fundit e realizuar prej tij është "Moj Dashni", këngë verore e cila numëron mbi 27 milion klikime në platformën "Youtube".

