Gjermania ndalon çdo aktivitet të lidhur me Hamasin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 18:33
Qeveria gjermane ka ndaluar aktivitetet e Hamasit, tashmë të cilësuar si organizatë terroriste në vend.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha: Unë sot kam ndaluar plotësisht aktivitetet e një organizate terroriste, qëllimi i së cilës është të shkatërrojë shtetin e Izraelit.
Do të thotë se do të jetë vepër penale të bësh takime në emër të Hamasit ose të përhapësh propagandën e tyre.
Faeser njoftoi gjithashtu se rrjeti pro-palestinez, i njohur si Samidoun, do të shpërbëhej brenda Gjermanisë.
Muajin e kaluar kancelari Olaf Scholz tha se anëtarët e tij kishin festuar “terrorin” e Hamasit në Izrael në rrugët gjermane.
