Arabia Saudite akordon 13 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 16:38
Arabia Saudite vuri në dispozicion 13 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar civilët në Gaza, deklaroi Qendra për Ndihmë Humanitare dhe Ndihmë e Mbretit Salman (KSRelief).
Mbreti saudit, Salman dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman po i dhurojnë personalisht paratë.
KSRelief, e themeluar në vitin 2015, është partnere me organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe ndihmon në gati 100 vende.
Që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit, zyra e ndihmës emergjente e OKB-së, OCHA, ka apeluar për ndihmë financiare urgjente në vlerë prej afro 300 milionë dollarë.