“Ciaran” godet Francën/ Stuhia shkakton deri tani të paktën një viktimë. Mijëra banorë pa energji elektrike

Të paktën një person ka humbur jetën nga stuhia Ciaran në Francë, ndërsa 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Atoritetet kanë ndezur alarin e kuq në disa zona.

Pas Britanisë së Madhe, stuhia “Ciaran” ka goditur Francën. Siç njoftojnë autoritetet të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Mediat shkruaj se ai ishte duke drejtuar kamionin, kur një pemë u thye dhe ra mbi kamionin e tij për shkak të erërave të forta.

Ministri i Transportit, Clement Bonn, në një reagim në rrjetin social tha se ngjarja ndodhi në zonën Ain, në verilindje të Parisit e cila nuk ishte klasfikuar me alarm të kuq.

Emergjenca është shpallur në disa zona të Britanisë dhe Normandisë për erëra të forta, ndërsa pjesa tjetër e Francës veriperëndimore është në alarm portokalli

Autoritetet kanë regjistruan erëra deri në 207 km/h. dy persona u plagosën lehtë dhe qarkullimi u bllokua deri në një njoftim tjetër.

Ndërsa diten e merkure britanie a madhe u mbërthye mga stuhia Ciaran, por fatmirësisht nuk pati viktima.