Akuza për vetëgjyqësi e plagosje të lehta me dashje për Mark Frrokun dhe grupin e përplasjes në Kepin e Rodonit, ish-deputeti: Fshatarët na goditën, jemi vetëmbrojtur

Prokuroria e Durrësit, ka regjistruar hetim ndaj ish-deputetit Mark Frroku dhe personave të tjerë për akuzën e “Vetëgjyqësisë” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndërsa për Besnik Tomën momentalisht është ngritur akuzë për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, i cili tashmë qëndron i shpallur në kërkim.

Të gjithë personat e arrestuar nga policia e Durrësit, pritet të dalin nesër para gjykatës së qytetit, për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës, Gëzim Veizi.

Gjatë marrjes në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, ka treguar se:

”…jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës. Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona. Na kanë goditur, e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë, ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje…”.

Ndërkohë familja Kaçuli është shprehur se kishin shkuar për të mbrojtur tokën që e kishin fituar me letra me ligjin Nr. 7501 për “Tokën Bujqësore”.

“…shkuam për të mbrojtur pronën tonë sepse e kemi me letra sipas ligjit Nr.7501. Aty jemi penguar nga njerëzit e Kishës dhe jemi përleshur me ta. Njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër por nuk kemi mundur që ta identifikojmë se cili ishte…”, ka qenë dëshmia e njërit prej anëtarë të familjes Kaçuli.

Nga pala tjetër në konflikt, janë vënë në pranga banorët e zonës, Bajram Kaçuli, pretendente i pronës dhe Erjon Reka, Ylli Reka e Erjon Reka.

Konflikti ishte i ashpër dhe situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ende nuk është përcaktuar nga policia se kush e posedonte armën e zjarrit. Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.