Donetsk/ Gjenden pa jetë 9 anëtarë të një familje, Ukraina pretendon se u vranë nga forcat ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 13:39
Lufta e ashpër Ukrainë-Rusi vazhdon. Një familje prej nëntë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë të vegjël u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha, të pushtuar nga Rusia.
Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft zemërim në Ukrainë, ndërsa janë bërë thirrje që të zhvillohen hetime të thelluara, shkruajnë mediat e huaja.
Imazhet e raportuara nga Zyra e Prokurorisë së rajonit të Donetskut të Ukrainës, tregojnë një skenë të tmerrshme vrasjeje të anëtarëve të familjes, ndërsa ishin të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit.
Ukraina pretendon se familja u vra nga forcat pushtuese ruse. Volnovakha është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi 2022 pas pushtimit brutal të Moskës ndaj fqinjit të saj një muaj më parë.
