Ka eksperiencë në kampionatet e mëdha, mbrojtësi i njohur grek bashkohet me skuadrën e La Liga

Mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos është futbollist i Betis. Klubi i njohur i La Liga ka gjetur zëvendësuesin e Marc Bartra, me këtë të fundit që nuk mund të ndihmojë skuadrën për shkak dëmtimi.

Sokratis ka përvojë në Gjermani, Angli dhe Itali, e me siguri do i sjellë skuadrës mjaft eksperiencë për pjesën tjetër të sezonit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mund të ndihmoj ekipin, veçanërisht pas lëndimit të mikut tim Bartra.

Jam këtu për të ndihmuar me përvojën time dhe për t’i shtuar cilësi fazës mbrojtëse. Jam i bindur se do të jap më shumë nga sa pritet nga unë. Më duhet vetëm pak kohë për t’u përshtatur”, tha ai.

Betis renditet në vendi ne tetë me 17 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Mallorcas, në shtëpi.