Qeveria kolumbiane ndihmë ushtrisë, personat që mbajnë peng babanë e futbollistit të Liverpoolit drejt Venezuelës?

Intensifikohet ndjekja për grabitësit e Luis Manuel Diaz. Pas 24 orë kërkimesh të pafrytshme qeveria kolumbiane ka vendosur të impenjojë ushtrinë dhe repartet speciale për të gjetur të atit e lojtarit të Liverpool që u grabit të shtunën pasdite pranë shtëpisë në departamentin e La Guajira.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, forcave të armatosura ju është dhënë urdhri për të “qethur” më së shumti zonën kufitare me Venezuelën, një ndër më të nxehtat për shkak të trafikimit të emigrantëve ilegalë.

Ndërkohë forcat e rendit ofrojnë një shpërblim prej 200 milionë pesos, ( rreth 50 mijë euro) , për këdo që jep informacioni mbi grabitësit që braktisën makinën e Diaz pak kilometra nga vendi i grabitjes.

Mobilizimi i forcave të rendit ishte i menjëhershëm, dhe qeveria ka vendosur të dërgojë helikoptera dhe avionë me sensorë nxehtësie për të patrulluar vijën e gjatë kufitare me Venezuelën.

Që nga aty rreth vetëm pak kilometra ndajnë vendin ku të shtunën pasdite dy njerëz të armatosur grabitën bashkëshortët Diaz, duke lënë të lirë pas pak orësh nënën e futbollistit, qarkullojnë mijëra persona duke bërë të lulëzojë trafiku i organizatave kriminale dhe paramilitare.

Ushtria kolumbiane synon pikë së parë të eliminojë arratisjen përtej kufirit të grabitësve që ende nuk kanë dhënë sinjale.

Kemi një Black Hawk në fluturim për të gjurmëzuar rrugëtimin e mundshëm të arratisjes dhe kemi impenjuar njerëzit më të mirë për kërkimin“, siguroi koloneli i ushtrisë Giovanni Montanez Acosta.

Nga guvernatorja e La Guajira, Diala Wilches erdhi premtimi se “zoti Diaz do të gjendet dhe lirohet falë impenjimit të të gjitha forcave në dispozicion. Efektivët e impenjuar aktualisht në departamentin e La Guajira dhe në zonën kufitare përfshijnë repartet speciale dhe forcat e anti terrorizmit.

Kërkimet deri tani nuk kanë dhënë rezultat, përveç gjetjes së makinës së bashkëshortëve Diaz të braktisur në një zonë të pyllëzuar.

Forcat e rendit këmbëngulin se grabitësit kanë vazhduar arratisjen në këmbë apo me ndonjë mjet tjetër, dhe në çdo rast dyshojnë se aksioni është vepër e një bande të organizuar. Për të lehtësuar kërkimin, synohet edhe bashkëpunimi me popullsinë vendase nëpërmjet një shpërblimi prej 200 milionë pesos që u lajmërua të dielën pasdite nga gjenerali i ushtrisë Salamanca.