I “klonoi” ish-bashkëshortin Melonit, i riu shqiptar shpjegon për “Ora News” idenë e krijimit të videos, Elvis Tusha: Shfrytëzova rastin për të ...
Një video origjinale qarkulloi pak ditë më parë me shpejtësi në internet ku një shqiptar që jeton në Itali, i quajtur Elvis Tusha, ka krijuar një video me anë të Inteligjencës Artificiale ku protagonist është Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Në videon e publikuar nga vetë Tusha, duke komentuar situatën e fundit të ndarjes së tyre, Giambruno dëgjohet të thotë se nuk është aspak i trishtuar nga ndarja me Melonin.
“Sapo më la Giorgia Meloni, po pyesni veten nëse jam e trishtuar dhe përgjigja është se nuk jam fare” është shprehur Andrea Giambruno, ose më saktë versioni artificial i gazetarit.
“Jam fallco dhe jam krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale”, shprehet menjëherë më pas protagonisti i videos.
Avatari i Giambrunos, i cili padyshim nuk i bëri kurrë këto deklarata, Elvis Tusha shfaqet në fund të videos dhe sqaron se ka shfrytëzuar imazhin e gazetarit, i cili ka qënë në qendër të polemikave pas ndarjes së tij me Giorgia Melonin.
Dhe pikërisht për këtë çështje Tusha ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ku shpjegoi se nga i lindi kjo ide.
I vetëdijshëm për veprimin e tij, ai tha se e ka bërë këtë video për të ndërgjegjësuar publikun sesa e rrezikshme është inteligjenca artificiale, dhe çdokush mund të bëj çfarë të dojë me imazhin e të tjerëve.
“Kam shfrytëzuar rastin më të mirë për të shpjeguar një gi fake rela. Është e pabesueshme se sa e lehtë është në ditët e sotme të kopjosh fytyrën e dikujt, të kopjosh zërin e kujtdo, të kopjosh lëvizjet e kujtdo dhe për këtë arsye të krijosh një klon tepër të ngjashëm të çdo personi.
Falë inteligjencës artificiale, në fakt do të mjaftojnë vetëm disa klikime për ta bërë këdo të thotë ndonjë fjali. Qoftë një person i famshëm apo jo, ky aplikacion është në gjendje të modifikojë dhe klonojë këdo.
Për të rritur ndërgjegjësimin, krijova këtë video, bazuar në lajmet italiane, për të kuptuar praktikisht potencialin dhe rreziqet që lidhen me këtë lloj teknologjie. Koha e realizimit të videos ishte vetëm 15 minuta”, tha Tusha.


