Si ndikon mungesa e vitaminës K te të moshuarit?
Vitamina K është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Mungesa e saj në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.
Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K, përfshijnë:
-Lehtësitë në nxirje të lëkurës
-Rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve
-Gjakderdhje të dendur menstruale
-Gjakderdhje në sistemin tretës
-Gjak në urinë
-Gjakderdhje të tepruar nga plagët, injeksionet apo plagët e operacioneve kirurgjikale
Ata që rrezikohen të kenë mungesë të kësaj vitamine janë njerëzit që:
-Vuajnë nga kequshqyerja kronike
-Varësia ndaj alkoolit
-Problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave
Si ndikon mungesa e vitaminës K te të moshuarit?
Një studim i publikuar në qershor të këtij viti, të cilit i referohet AgroËeb.org shpjegojnë se nivelet e ulëta të kësaj vitamine në trupat e njerëzve të moshës nga 54 në 76 vjeç, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Studimi mbuloi të dhënat e 4000 njerëzve të grupmoshës së lartpërmendur (pa sëmundje specifike) për një periudhë kohore 13-vjeçare. Rezultatet treguan një lidhje të fortë mes niveleve të vitaminës K dhe sëmundjeve të zemrës.
Në fakt, njerëzit që kishin nivele të ulëta të kësaj vitamine ishin 19 % më të predispozuar të humbisnin jetën se ata që në organizëm kishin nivele të përshtatshme të saj.
Lidhja mes vdekjes së parakohshme dhe mungesës së vitaminës K vazhdon të mbetet e paqartë, ama shkencëtarët hamendësojnë se duke qenë se kjo vitaminë parandalon akumulimin e kalciumit në arterie, pengon rrjedhimisht qarkullimin e gjakut.
Studime të tjera thonë se mungesa e kësaj vitamine rrit rrezikun e osteoartritit që kontributon në vdekjen e parakohshme.
Burimet natyrale të vitaminës K
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile.
Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi.
