E thonë ekspertët, ja cilat janë shenjat e stresit që s'duhet t'i injoroni kurrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 14:12
Sipas ekspertëve shëndetësorë, nëse niveli i stresit nuk menaxhohet mirë, trupi juaj mund të fillojë të ketë disa shenja që nuk duhet t'i injoroni.
Stresi ka qenë prej kohësh i lidhur me shumë sëmundje të zakonshme të lëkurës dhe mund të jetë edhe shkaku i shfaqjes së tyre ose një përkeqësues.
Kjo gjendje prek njerëzit në mënyra të ndryshme, por simptomat afatshkurtra mund të përfshijnë nervozizëm dhe lodhje dhe mund të keni më pak dëshirë të ngriheni dhe të bëni gjëra.
Për disa njerëz që janë të stresuar, e kanë të pamundur të hanë diçka, nga ana tjetër ka të tjerë që mund të ngushëllohen me ushqim.
Hormonet e stresit mund të shkaktojnë hipereksitim, duke prishur ekuilibrin mes gjumit dhe zgjimit.

