Pas një gjysëm shekulli, Italia rikthehet të kultivojë pambukun e saj

I zhdukur prej fund viteve '60 pas futjes në botën e modës të fibrave sitetike, ky vend kishte ndërprerë mbjelljen e kësaj bime.

Në këtë sezon vjeshte 2023, Italia do të shoh frutet e para të mbi 300 hektarë toka mbjella me pambuk italian, në rajonet Puglia e Sicili, e një inciativë e orientuar nga kërkesat e stilistëve italianë e sektorit të modës.

Është produkt 100% italian i një tipologjie të vetme në nivel kobmëtar, me një cilësi ekselente që do të kontribuojë në industrinë e markave të modës Made in Italy.

Italia konsiderohet vendlindja e modës , industria e të cilës mbylli vitin 2022 me një faturim prej mbi 96 miliardë euro, me mbi 56 mijë sipërmarrje në këtë sektor e mbi 450 mijë punonjës.

Kërkesa e lartë për pambuk ka bërë që Italia të importojë gjatë vitit 2022, 212 milionë kilogramë pambuk për një vlerë 1.3 miliardë euro nga vende si India, Kina, Pakistani, SHBA.

Rikthimi i kultivimit të pambukut italian është një përgjigje mjaft e rëndësishme e kërkesave të modës italiane e të preferencave të stofave me fibre e tekstile 100% italiane.

Sipas parashikimeve të bëra nga femerët kjo bimë tekstile do të mund të prodhojë 35 kuintalë për hektarë. Do të ketë një vlerë 140 euro për kuintalë nëse do të jetë prodhim biologjik e 110 euro për kuintalë nëse do të jetë prodhim tradicionalë.

Ndërsa kultivimi i pambukut kushton për fermerët nga 800 deri në 1200 euro për hektarë, vlerë që shërben për makineritë bujqësore, farat, plehun kudjesjen etj.

Por pambuk do të përdoret gjithashtu në industrinë kozmetike, farmaceutike, në blegotori si ushqim për kafshët etj.

Prodhuesti italianë dhe sipërmarrësit e modës shprehen mjaft optimisit për këtë rikthim as sa dhe një nga ikonat e stilit made in Italy, Giorgio Armani ka ivnestuar këtë verë në Puglia në kultivimin e bimës së pambukut përmes një projekti ecostenibile.

"Në modë gjithcka nis nga lënda, është shprehur ai, e unë në modelimet e mia gjithcka e nis nga zgjedhja e stofës.

Industria e tekstive është ndër sektorët me impaktin më të madh në planet, e impenjmi i sipërmarrësve të këtijs ektori është gjetja e rrugëve dhe mënyrave më pozitive për të përmirësuar këtë ambient e për të revolucionuar modën."

Pas një gjysëm shekulli, Italia rikthehet të kultivojë

Pas një gjysëm shekulli, Italia rikthehet të kultivojë