Dy shkencëtarë francezë zbulojnë rezerva të mëdha hidrogjeni thellë nën sipërfaqen e Tokës

Dy shkencëtarë në Francë pretendohet se kanë zbuluar një atë që cilësohet një prej rezervave më të mëdha të Hidrogjenit thellë nën sipërfaqen e tokës, që konsiderohet element i rëndësishëm në përpjekjet për të trajtuar krizën klimatike globale.

Duke kërkuar lëndë djegëse fosile Jacques Pironon dhe Phillipe De Donato, të dy drejtorët e kërkimit në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore të Francës, po vlerësonin sasinë e metanit në nëntokën e pellgut minerar të Lorraines duke përdorur një sondë të specializuar, në gjendje të analizonte gazrat e tretur në ujë. të formacioneve shkëmbore.

Disa qindra metra më poshtë, sonda gjeti përqendrime të ulëta të hidrogjenit .

“Kjo nuk ishte një surprizë për ne,” u shprehën shkencëtarët, është e zakonshme të gjesh sasi të vogla pranë sipërfaqes së një pusi. Por ndërsa sonda u thellua, përqendrimi u rrit. Në 1100 metra poshtë ishte 14%, në 1250 metra ishte 20%., shtuan ata.

Sipas përllogaritjeve, specialistët e fushës vlerësuan se depozita mund të përmbajë 6 deri 250 milionë tonë metrikë hidrogjen.

Kjo mund të jetë një nga depozitat më të mëdha të hidrogjenit të bardhë të zbuluar ndonjëherë, thanë shkencëtarët, teksa zbulimi ka ndihmuar në nxitjen e një interesi të madh për gazin.

Hidrogjeni prodhon vetëm ujë kur digjet, që e bën atë të vecantë si një burim potencial i pastër energjie për industri si aviacioni, transporti dhe prodhimi i çelikut që kanë nevojë për aq shumë energji sa është pothuajse e pamundur të plotësohen përmes burimeve të rinovueshme si dielli dhe era.

Por ndërsa është elementi më i bollshëm në univers, ai përgjithësisht ekziston i kombinuar me molekula të tjera. Aktualisht, hidrogjeni komercial prodhohet në një proces intensiv energjie, pothuajse tërësisht i mundësuar nga lëndët djegëse fosile