Lufta Izrael-Palestinë, rikthehet interneti dhe komunikimet telefonike në Gaza

Izraeli "zgjeron më tej operacionet" në Gaza me tanke dhe ushtarë. Hamasi raporton se bombardimet të reja janë duke u zhvilluar. 

Ndërkohë, sipas mediave palestineze, janë duke u zhvilluar përleshje mes milicëve dhe forcave izraelite, të cilët kanë tentuar, ndër të tjera, të hyjnë në kampin e refugjatëve të Jabalia, në Gaza, dhe atë të Askarit, në lindje të qytetit të Nablusit.

Ndërsa izraeli nuk ndal sulmet, komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza janë rikthyer dhe funksionojnë. 

Kompania palestineze e telekomunikacionit njoftoi se komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht mes bombardimeve të rënda izraelite të linjave, kullave dhe rrjeteve  që nga orët e vona të së premtes, duke lënë 2.3 milionë banorët e tij të shkëputur nga bota e jashtme mes bombardimeve të rënda ajrore dhe tokësore izraelite.

Mediat sociale kanë qenë një mjet shpëtimi për palestinezët që ishin të dëshpëruar për të marrë lajme dhe për të lajmëruar për situatën në të cilën ndodhen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se dy objektivat e operacionit janë "Të shkatërrojmë Hamasin dhe të kthejmë pengjet".