Newcastle kërcënon Milanin me padi disa milionë euro për çështjen Tonali
Newcastle ka kërcënuar Milani me një padi që mund t’i kushtojë shumë miliona euro skuadrës italiane për shkak të çështjes Tonali.
“Daily Mail” raporton se sot është marrë vendimi për pezullimin për 10 muaj të mesfushorit për baste të paligjshme, duke humbur në këtë mënyrë pjesën e mbetur të sezonit.
Gjithsesi pezullimi me shumë mundësi nuk do të vijë para ndeshjes së sotme ndaj Dortmundit. Lajmi tronditës vjen më pak se katër muaj pasi ai iu bashkua klubit të Premier League nga Milan për 52 milionë paund.
“Corriere dello Sport” raporton se klubi anglez është ndjeshëm i zemëruar ndaj dhe do të kërkojë një dëmshpërblim të majmë për këtë çështje.
Mesfushori italian ka pranuar se ka vënë baste në skuadrat e tij për të fituar ndeshje dhe agjenti i tij së fundmi pretendoi se 23-vjeçari është i varur nga bixhozi.
Pezullimi i Tonalit do të përfshijë tetë muaj terapi dhe pjesëmarrje në nisma kundër lojërave të fatit.


