“Sirena e Fixhit", skanimet zbulojnë tre lloje kafshësh të kombinuara në një të vetme
Një ‘mumie sirenë” e cila duket si një krijesë e frikshme ka nisur të zbulojë sekretet e saj.
Krijesa duket se është një kombinim midis peshkut, një zvarraniku dhe majmunit.
Fytyra e saj ka ‘ngrirë’ në një ngërdheshje të rrethuar nga qime gri si dhe kthetra që zgjaten ndaj atyre që i afrohen.
Ajo mendohet se daton rreth vitit 1870 dhe mbërriti në SHBA pasi një marinar amerikan e solli nga Japonia dhe ia dhuroi Shoqatës Historike të Kontesë Clark 1906.
“Duket si përzierje e të paktën 3 specieve në pamje të jashtme”, thotë radiologu nga Universiteti i Kentakit verior ku sqaron se “Ka kokën dhe kraharorin e një majmuni, duart duken si të një amfibi ose thuaje si aligator, krokodil a ndonjë lloj hardhuce, më pas duket një bisht peshku, nga një specie e panjohur”.
Krijesa e çuditshme njihet si “sirena e Fixhit” dhe sipas legjendës japoneze, sirenat i dhurojnë përjetësinë kujtdo që ha mishin e tyre. Në rastin konkret, do ishte një prej kafshëve që janë ‘ngërthyer’ në këtë trup.
Të dhëna të tjera po analizohen ende me shpresën se do t’i japin përgjigje këtij misteri viktorian.
