Mundësia e “artë” e republikanëve/ Mike Johnson kandidati i fundit për Dhomën e Përfaqësuesve. I katërti pas 3 dështimeve

Republikanët i kanë përqëdnruar shpresat tek kongresmenin Mike Johnson për të marë 217 votat e nevojshme për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve. Kongresi nuk ka miratuar më asnjë projektligj që kur Kevin MCCarthy u rrëzua më 3 tetor.

Republikanët kanë zgjedhur kongresmenin Mike Johnson si kandidatin e tyre të fundit për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai është kandidati i katërt i propozuar pasi tre të tjerë nuk arritën të fitojnë mbështetjen e mjaftueshme nga kolegët. Johnson u zgjodh pas tre raundeve të votimit gjatë mesnatës.

Dhoma e Përfaqësuesve ka qenë pa kryetar dhe nuk ka qenë në gjendje të miratojë projektligjet që kur Kevin McCarthy u rrëzua më 3 tetor.

Emërimi i Johnson erdhi vetëm disa orë pasi kandidati i mëparshëm, Majority Ëhip Tom Emmer, u vetëtërhoq.

Mbetet për t'u parë nëse Johnson do të sigurojë 217 votat që i nevojiten. Nëse edhe ai dështon, republikanët do të kthehen sërish në shtëpi sëbashku me krizën e tyre për kryetar.

Johnson është avokat dhe ish-prezantues radiofonik i cili ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2016.

Ai është gjithashtu ish-kryetar i Komitetit të Studimeve Republikane. Në vitin 2020, Johnson u konsiderua si një lojtar kyç në përpjekjen për të kundërshtuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.