FOTO-LAJMI/ Duka viziton “fan-club”-in e Dardanëve: Imazhi më i mirë i një bashkimi modern shqiptarësh

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ditën e sotme ka vizituar “fan-club”-in e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Lajmin e ka bërë me dije kreu i kreu i klubit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha “, i cili teksa ka publikuar dhe një foto nga takimi bën me dije se Duka është shoqëruar së bashku me presidentin e FFK-së, Agim Adem janë pritur.

“Zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe njëherësh shefi i futbollit shqiptar, Armando Duka, na nderoi me vizitën e tij te fanclub-i i Dardanëve në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Është vërtet kënaqësi të shohësh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombëtare dhe kjo sërish nuk i pengon të mbeten të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit, duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin.

Kjo fotografi është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve që angazhohen e punojnë për të mirën e përbashkët pavarësisht çfarë thonë gojët e liga”, shprehet në komentin bashkëngjitur fotos, lideri i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.