1 i vdekur nga përplasja e 16 makinave në një tunel në Tajvan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2023, 06:56
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi 16 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një tunel në qarkun Yilan të Tajvanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:42 me orën lokale, kur një kamion ka hyrë me shpejtësi në një kolonë automjetesh që lëviznin nëpër tunel. Vërehet se shpejtësia e kamionit ka arritur rreth 75 km/h.
Automjetet e përfshira në aksident përfshinin makina dhe kamionë. Gjithashtu bëhet me dije se një nga viktimat ka mbetur i plagosur rëndë.