“Vrava me duart e mia 10 hebrenj”/ Publikohet audio shokuese, terroristi i Hamasit telefonon të atin: Të kam dërguar edhe foto

Forcat e Armatosura izraelite kanë publikuar një dokument audio shokues, që besohet të jetë një bisedë mes një luftëtari të Hamasit me babanë e tij.

I riu mburret se ka vrarë me duart e tij dhjetëra njerëz, duke bërë që babai i tij të hapë aplikacionin WhatsApp për të parë fotot që i dërgoi nga ekzekutimet.

Në video, autenticiteti i së cilës nuk është verifikuar, dyshohet se dëgjohet një luftëtar i Hamasit duke telefonuar babanë e tij nga celulari i një gruaje që ai vrau, si dhe bashkëshortin e saj, për ta informuar atë për “veprën” që bëri.

Fragmenti audio u vendos edhe në sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nga ministri i Jashtëm i Izraelit, i cili më herët kërkoi dorëheqjen e Antonio Guterres, duke e pyetur të inatosur: Në çfarë bote jetoni?

“Hamasi duhet të zhduket nga faqja e dheut”, u shpreh ai ndër të tjera.