Atentat shqiptarit në Spanjë, transportohet në spital me tre plagë të rënda

Një atentat me armë i është bërë një shqiptari këtë të martë në Spanjë. Sipas mediave vendase, shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas me tre plumba, dy në këmbë dhe një në kokë.

Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve që fshihen pas.