Prag Champions-i, trajneri i Napolit: Nuk ka nevojë për motivim, nesër vetëm për pikët e plota

Në çfarë faze është skuadra nga pikëpamja fizike? Kjo është një nga pyetjet që iu përgjigj në konferencën për shtyp trajneri i Napolit, Rudi Garcia, në prag të ndeshjes së Champions League kundër Union Berlin.

“Mendoj se do të jemi gati, nuk ka nevojë asnjëherë për motivim në Champions League. Champions është gjithmonë një kompeticion shumë i bukur për t’u luajtur dhe është gjithmonë bukur të marrësh pjesë.

E nisëm mirë duke fituar në Bragë dhe më pas, edhe pse kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Real Madridit, nuk kemi marrë asnjë pikë. Synimi i së nesërmes është të marrim këto pikë që humbëm në këtë takimi” – tha ai.