Julia Roberts nxjerr në shitje shtëpinë e saj në San Francisko për 11.7 milionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 23:49
Aktorja e njohur, Julia Roberts është gati të largohet nga San Francisko.
Sipas San Francisco Chronicle, aktorja po shet shtëpinë e saj për 11.75 milionë dollarë.
Faqet e internetit të pasurive të paluajtshme si Zillow konfirmojnë se shitja e pronës së vitit 1907 është në pritje.
Ndërsa, Roberts e bleu atë për 8.3 milionë dollarë në janar 2020.
E vendosur në lagjen Presidio Heights, prona ka pesë kate, katër tualete dhe pesë dhoma gjumi.
Nga ballkonet, qiramarrësit mund të shijojnë pamjen e mrekullueshme të Gjirit të San Franciskos dhe të admirojnë urën Golden Gate në distancë.

