Lista e këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH

RadioTelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit, Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhës, mes 77 aplikimesh, zgjodhi 31 prej tyre.

Drejtori artistik i festivalit, Bojken Lako, ka deklaruar se këtë vit përzgjedhja është bërë pas një dëgjimi të këngës, e cila identifikohej me një numër dhe jo me emrin e autorit, për të pasur një votim sa më të drejtë.

Interpretuesit në këtë festival përveç se nga Shqipëria, vijnë edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja etj.

Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Lista e artistëve të përzgjedhur për edicionin 62-të të Festivalit të Këngës: