Tjetër zbulim nga Mona Liza/ Leonardo da Vinçi krijoi teknikën për shtresën e parë të pikturës, u përdor 200 vite më pas nga Rembrand

Në krijimin e Mona Lizës, Leondardo Da vVnçi ka përdorur një teknikë të pahasur në periudhën para tij. Madje substanca plumbo-nakrite rezulton të jetë aplikuar vetëm pas shekullit të 17 nga Rembrand.

Piktura e Mona Lizës së krijuar nga viti 1500 vazhdon të krijojë surpriza dhe zbulime mbi atë periudhë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se Leonardo Da Vinci në realizimin e kësaj vepre ka aplikuar një teknikë që është dalluar vetëm në pikturat e bëra më shumë se një shekull nga vdekja e tij.

Sipas një botimi në Journal of the American Chemical Society, thuhet se së në shtresën e parë të bojës u konstatua pigmenti i bardhë i plumbit dhe vajit, i njohur si plumbonacrite

Në fakt kjo formë është identifikuar në veprat e shekullit të 17 nga Rembrandt, por nuk ishte hasur në Rilindjen Italiane

Plumbonakriti formohet kur oksidet e plumbit bashkohen me vajin. Përzierja e tyre është përdorur pas Da Vinçit kryesisht për tharjen e bojës.

Zbulimi në "Mona Lisa" tregon që Leonardo mund të jetë krijuesi i kësaj teknike, tha një prej autorëve të studimit Gilles Wallez.

 “Gjithçka që vjen nga Leonardo është shumë interesante, sepse ai ishte një artist, por ai ishte gjithashtu një kimist, një fizikant”, tha Wallez duke shtuar se Da Vinçi ishte një krijues qartësisht përpara kohës së tij

"Mona Lisa", si shumë piktura të tjera të shekullit të 16-të, u krijua në një panel druri që kërkonte një shtresë të trashë bazë të bojës, tha Wallez.

Studiuesit besojnë se përzierja e oksidit të plumbit  me vaj liri  ishte  për të prodhuar shtresën e trashë të bojës që nevojitej për dorën e parë.

Në ditët e sotme, studiuesit nuk lejohen të marrin mostra nga kryevepra, e cila ndodhet në Luvër të Parisit.