Ishte nisur për në Strasburg, treni me anëtarët e PE-së përfundon në Disneyland
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 14:48
Një tren me anëtarë të Parlamentit Europian përfundoi në Disneyland në vend që shkonte në Strasburg, për shkak të një gabimi. Duket të ketë qenë një gabim i SNCF (sindikata kombëtare franceze e hekurudhave), sipas mediave.
Në tren, mes të tjerëve ishin deputetë të Parlamentit Europian dhe bashkëpunëtorë të eurodeputetëve që po udhëtonin drejt Strasburgut për punimet e seancës plenare që po zhvillohet këtë javë.
