Izraeli mohon raportet për armëpushim në Rripin e Gazës
Izraeli ka mohuar raportet për një armëpushim të planifikuar me organizatën ekstremiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
”Nuk ka armëpushim”, tha sot zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Më herët, kishte raportuar se një armëpushim me Hamasin do të zbatohej për disa orë për të lejuar shtetasit e huaj të largoheshin nga Rripi i Gazës për në Egjipt si dhe hyrjen e ndihmave nëpërmjet pikës kufitare Rafah.
Ushtria izraelite ka bombarduar objektiva në Gaza që nga sulmet e paprecedentë ndaj civilëve izraelitë të kryera nga luftëtarët e Hamasit më 7 tetor.
Qindra mijëra palestinezë në enklavën bregdetare me popullsi të dendur, e cila sundohet nga Hamasi dhe është mbyllur plotësisht pas sulmeve më shumë se një javë më parë, po kërkojnë strehim në jug të Gazës për të shmangur një pushtim tokësor të pritshëm izraelit.

