Lufta në Izrael, goditet me raketë selia e OKB-së në Liban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 21:03
Selia e paqeruajtësve të OKB-së u godit nga një raketë në qytetin jugor të Naqoura, mes shkëmbimeve të zjarrit në kufirin me Izraelin, raportojnë mediat e huaja.
“Shtabi ynë në Naqoura u godit me një raketë dhe ne po punojmë për të verifikuar se nga ku.
Paqeruajtësit tanë nuk ishin në strehimore në atë kohë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua,” tha UNIFIL në një deklaratë.
