Madona u rikthye në skenë! Nis nga Londra turin botëror ‘Celebration’ të vonuar për tre muaj

Mbrëtëresha e POP nisi nga Londra turin botëror ‘Celebration’ të vonuar për tre muaj për shkak të problemeve shëndetësore.

Në spektaklin skenik ku performoi më shumë se 40 nga veprat e saj përgjatë katër dekadave, këngëtarja tregoi se nuk e kishte menduar se do ia dilte me shëndetin. ‘as mjekët e mi nuk mendonin’ shtoi ajo.

Para 20 mijë fansave të pranishëm, Madona shprehu dhimbjen për situatën në Izrael dhe Gaza.

"Është kaq e dhimbshme të dëshmosh. Më thyhet zemra të shoh fëmijë që vuajnë, adoleshentë që vuajnë, të moshuar që vuajnë. Jam e sigurt se jeni dakord me mua’ tha 65-vjeçarja.

Për më shumë se dy orë, me ndihmën e balerinëve dhe disa nga gjashtë fëmijët e saj, Madonna u ndez skenën me katalogun e këngëve, që përfshinte disa hite si "Holiday", "Like a Prayer", "Hung Up", "Ray of Light". " dhe "bad girl".

Ndonëse shfaqja kishte muaj që po përgatitej, nuk kaloi pa vështirësi teknike, kanë shkruar mediat ndërkombëtare.

Ylli 65 vjecar e ndërpreu shfaqjen për shkak të problemeve të audios dhe ndërkohë ajo argëtoi audiencën duke folur gjatë për ngritjen e saj në karrierë, ndërsa teknikët punonin në prapaskenë.

Madona kujtoi punën e saj të parë si pjesë e një grupi të quajtur The Breakfast Club " kam luajtur në bateri por nuk më pëlqente të isha bateriste," pohoi ajo. “Doja shumë të isha përpara, kështu që më lejuan të luaj një këngë, një natë dhe kështu nisi…’

Shfaqja u mbajt në një skenë 4 mijë e 400 metra katrorë mbi të cilën u sollën 78 shfaqje në 15 vende të ndryshme dhe u rikrijuan 17 kostume për yllin e popit.