Sulmi terrorist në Banjskë, policia e Kosovës aksion në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 11:12
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.
Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

