VIDEO/ Shakira shfaqet agresive ndaj admiruesve, ja si e shtyn ajo një grua që i kërkon foto
Gjatë gjithë karrierës së saj, këngëtarja me famë botërore, Shakira ka qenë një artiste, e cila ka qenë e afërt me admiruesit e saj.
Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon se këngëtarja ka shtyrë një grua.
Në videon për të cilën nuk dihen detaje ku është realizuar, shihen disa persona në pritje të kolumbianes. Disa policë rrethojnë zonën për të siguruar këngëtaren, por një zonjë arrin t'i afrohet shumë artistes për të bërë një video me të me celular.
Në këtë moment duket Shakira që e largon, duke e kapur për krahu, para se t'u afrohet disa dashamirësve të tjerë duke buzëqeshur.
Videoja e diskutueshme që qarkullon në portalin "TikTok", është bërë virale, dhe të shumta kanë qenë komentet nga fansat.
Disa njerëz e kanë cilësuar Shakirën të vrazhdë dhe jo miqësore: "Është e qartë që kjo është një sjellje e vrazhdë, duke pasur parasysh se ajo shfaqet si divë".
"Unë e dua Shakirën, por ishte shumë gabim që e bëri këtë", ka shkruar një tjetër ndjekës.
Ndërsa disa nuk ishin të kënaqur me sjelljen e Shakirës, të tjerët i dolën në mbrojtje.
"Ne ende e duam Shakirën, ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken, mos krijoni dramë kjo nuk është asgjë”, ka komentuar një tjetër.
Disa besojnë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, megjithatë, duket se gruaja ka qenë brenda ndërtesës ku Shakira ndodhej, që do të thotë se ato mund të jenë takuar më parë, pasi ajo ndodhet në anën tjetër të barrierës së policisë dhe nuk shqetësohet aq shumë pasi këngëtarja e shtyn.

