"PASAPORTAT E ARTA"/ Republika Domenikane, 1 miliardë dollarë fitime përmes nënshtetësisë

Zbulohen mijëra qytetarë që blenë nënshtetësinë e tyre dominikane duke i dhënë shtetit 1 miliardë dollarë fitime në 1 dekadë. Ish-mjeshtri i spiunazhit afgan, një milioner i dënuar dhe një ish kolonel libian janë mes tyre.

Shteti Dominikan i Karaibeve u ka shitur shtetësinë mijëra individëve, duke përfshirë një ish-drejtues të lartë afgan, një milioner turk të dënuar për mashtrim dhe një ish-kolonel libian. Këto janë të dhënat e para nga një operacion i nisur atje për "pasaportat të arta".

Skema e diskutueshme e dhënies së shtetësisë nga Shteti –ishulli është një nga më të mëdhatë dhe i ka siguruar mbi miliardë dollarë fitime që nga viti 2009.

Por hetimi i 14 organizatave mediatikebotërore kanë zbuluar se mes atyre që e kanë blerë shtetësitnë e tyre për një investim prej 100 mijë dollarë në projekte qeveritare, ose në blerjen e një prone me vlerë 200 mijë dollarë, ka edhe persona problmatikë në shtetet amë.

Këto pasaporta kërkohen në mbarë botën dhe pasi qytetarët të shpallur edhe në kërkim nga cendet e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 140 shtete, duke përfshirë shumicën e shteteve anëtare të BE-së.

Raporti i parë i botuar në gazetën zyrtare të qeverisë Dominikiane  tregon se ky shtet ishull me një popullsi prej rreth 70,000 banorësh u ka dhënë shtetësinë 7,700 individëve që nga viti 2007 megjithëse besohet se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

Shqetësimet rreth skemës po çon në pasoja për dominikanët, pasi shumë shtete po fillojnë edhe kufizimet, e para ka qenë Mbretëria e Bashkuar, e cila në korrik ndaloi udhëtimin pa viza prej andej.

Sipas hetimeve, Republika Domenikane është bërë shumë e varur nga shitja e shtetësisë për të financuar shërbimet e saj publike, pasi është një burim të ardhurash që përbën rreth gjysmën e të gjitha të ardhurave në buxhetin e shtetit.