Presidenti Karis kërkon përgjigje për dëmtimin e pashpjeguar të gazsjellësit

Estonia nuk ka ende asnjë indikacion se kush qëndron pas dëmtimit të një tubacioni gazi midis Estonisë dhe Finlandës, tha sot presidenti Alar Karis.

”Sizmologët kanë regjistruar shenja të një shpërthimi të mundshëm pranë tubacionit ‘Balticconnector’ gjatë fundjavës. Një stacion në Finlandën Jugore zbuloi ngjarjen me magnitudë 1,0 ballë Rihter”, tha organizata norvegjeze e kërkimeve sizmologjike, Norsar.

“Ne e dimë se shkaku nuk është natyra, por ndoshta aktiviteti njerëzor. Kush, pse dhe si? Neglizhencë apo qëllim? Këto pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje”, shkroi Karis në Facebook pasi mbërriti për një vizitë në Korenë e Jugut.

Kreu i shtetit baltik të BE-së dhe vendit të NATO-s tha se siguria e furnizimit me gaz dhe lidhja ndërkufitare e internetit e Estonisë nuk ishin në rrezik.

”Megjithatë, është e qartë se nevojiten më shumë vigjilencë, më shumë bashkëpunim dhe më shumë burime për të garantuar sigurinë e detit Baltik dhe lidhjet tona dhe infrastrukturën kritike”, shkroi Karis.

Finlanda beson gjithashtu se dëmi është shkaktuar nga ndërhyrje nga jashtë.

Presidenti Sauli Niinistö dhe kryeministri Petteri Orpo të martën shmangën të flisnin hapur për sabotim ose të dyshonin për Rusinë.

Megjithatë, të dy folën për “aktivitet të jashtëm”.

Dëmtimi i tubacionit vjen një vit pasi tubacionet e gazit ”Nord Stream 1” dhe 2 që lidhin Gjermaninë dhe Rusinë u goditën rëndë në aktet e sabotimit në detin Baltik.

Mbetet e paqartë se kush qëndron pas sulmeve, të cilat erdhën pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pas ndërprerjes së vendet evropiane i bënë varësisë së tyre nga energjia ruse.