Së shpejti, i pari Festival i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës
Një ngjarje me rëndësi po vjen për Kosovën: Festivali i Këngës, i cili do të jetë i pari i këtij lloji, organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës.
Lajmin e përcolli ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Festivali do të mbahet në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë dhe në të do të garojnë 18 artistë të rinj e me karrierë. Çmimi i parë do të mund të përfaqësojë Kosovën në Eurosong.
Ministri Çeku ka falenderuar Komunën e Prishtinës për kontributin në rregullimin e sallës për nevojat e festivalit. Festivali do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 tetor dhe skena madhështore është ende duke u ngritur.
Drejtori i Festivalit të Këngës në RTK, Adi Krasta tha se, artistët pjesëmarrës do të jenë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke e bërë kështu një festival kombëtar të këngës.

