Si u bë kërcënimi për “sulm terrorist” nga një nxënës në Pejë?
“Unë nuk kam pas asnjë informatë nga shkolla në fjalë. Por, do merremi edhe ne më këtë rast. Jemi në kontakt me Prokurorinë”, tha shkurtimisht Gega për AP.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh”, thuhet në njoftim.
Personi që i ka mbushur 16 vjet, është i përgjegjshëm, sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur, mund të dënohet me dënim me burgim.
Ndërsa për formën themelore të kësaj vepre penale, ligji ka paraparë dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Për çdo rast, dënimi maksimal i cili mund t’i shqiptohet një të mituri që i ka mbushur 16 vjet, është 10 vite burgim.
