Tërmet i fortë në Afganistan, deri tani raportohet për 120 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur

Të paktën 120 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin.

Mediat e huaja raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte pranë Heratit, afër kufirit me Iranin.

Një numër ndërtesash u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja, thanë zyrtarët afganë.

Ndërsa të paktën tre lëkundje të fuqishme pasuan tërmetin fillestar. Besohet se në province e Heratit jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.