Tifozët grek të AEK Athens: Kosova është Shqipëri

Tifozët grek të AEK Athens kanë befasuar sot në ndeshjen ndaj Ajaxit, duke shpalosur një pankartë ku shkruhej “Kosovo is Albania” apo “Kosova është Shqipëri”.

Tifozët grekë e bënë këtë akt në ndeshjen e sotme mes AEK Athens dhe Ajaxit, e cila përfundoi 1:1, si kundërpërgjigje për tifozët e Olympiacosit, të cilët para disa ditësh shfaqën pankartën “Kosova është Serbi”, raporton KosovaPress.

Ky mesazh i grekëve vjen pas mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiume të shumta në Serbi, Rumani e Rusi.