Del Piero do bashkohet me Ronaldon, gati të bëhet drejtori sportiv i Al-Nassr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 14:32
Alessandro Del Piero është gati për t’u rikthyer plotësisht në botën e futbollit.
Sipas raportimeve nga Arabia Saudite ishi i Juventusit është gati që të marrë rolin e drejtorit sportiv të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.
Del Piero theksohet se ka marrë një ofertë tunduese nga Al Nassr, me klubin saudit i cili kohët e fundit punësoi ish-lojtarin e Romës, Guido Fienga, si CEO.
