Formacionet zyrtare, Ballkani-Dinamo Zagreb, Daja në kërkim të fitores së parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 17:57
Ballkani luan ndeshjen e parë shtëpiake në këtë edicion të fazës së grupeve në Conference League. Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Plzen, të besuarit e trajnerir Ilir Daja do të kërkojnë suksesin ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.
Së fundmi, janë publikuar edhe formacionet zyrtare teksa trajneri Daja i ka bërë një vend në formacion edhe Marse Ismajlgecit, lojtarit të afruar në merkaton verore. Sa i takon sulmit, nga minuta e parë e nis treshja Gripshi-Kryeziu-Berisha.

