Kuzhinieri i famshëm në Tik Tok, Gegaj: E nisa në kohën e pandemisë, fitoj rreth 2 mijë euro në muaj

Kuzhinieri por edhe një personazh i njohur në Tik Tok, Gledis Gegaj në një intervistë në Ora News foli për suksesin e tij në Tik Tok.

"E fillova në kohën e pandemisë, kur u mbyll lokali. Nisi spotanisht, fillova duke ja ndryshuar emrin produkteve dhe duke bërë video. Kam fitime që mund të jenë shpenzimet e ushqimeve.

Fitoj rreth 2 mijë euro në muaj nga Tik Tok. Emri më i preferuar i produkteve ka qenë orbiti shqiptar", tha ndër të tjera Gegaj.