Komisioni i Ligjeve/ Diskutohen drogërat e reja, kanabisi futet në listën e barnave mjekësore

Kanabisi Mjekësor do të kalojnë në listën e barnave që përdoren për qëllime medicinale. Ky ka qenë pr.ligji i votuar në parim nga deputetët në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme.

Por, nisur nga zhvillimet më të fundit të përdorimit në masë të drograve, si kanabisi, si ‘tullumbacja’, deputetët demokratë ngritën shqetësimin sesi del prodoksiti i azotit dhe tregtohet në bare e kafene pa problem, madje edhe me faturë.

Shqetësimi fillimisht u ngrit nga deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila akuzoi qeverinë se po përdor Komisionin e Ligjeve për ta cilësuar si lëndë të lejuar mjekësore.

“Që qytetarët ta dëgjojnë sot ju keni ardhur thjesht që ligjin e kanabisit të azhornoni kanabisin mjekësor. Ja këtë po bëjmë ne sot. E vërteta është që juve sot që kanabisin mjekësor ta përfshini në tabelën e këtyre lëndëve të lejuara mjekësore.”- tha Çupi.

Ndërkohë, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj shpjegoi se edhe vendi ynë do duhet të përditësojë listën sipas konventave.

“Qëllimi më kryesor i pr ligjit është përditësimi i listave sipas konventave. Saherë që këto konventa i përditësojnë, jemi të detyruar t’i updetojmë. Lidhur me bombolat me prokocid azot, ato e kanë shumë të qartë që thuhet se nuk duhet përdorur për çështje mjekësore.

“Ky prodoksit jep efektin e narkozës, si i tillë përdoret vetëm në spital dhe nuk lejohet të shitet në farmaci. Ato që shiten nuk janë ato që shiten nëpër spitale.”- tha zv ministrja

Edhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ngriti shqetësimin lidhur me tullumbacen. Ajo tha se është mëse evidente se Ministria e Shëndetësisë ka në fakt një vakum ligjor lidhur me këtë çështje dhe nuk ndal dot fenomenin. Zv ministrja u shpreh se nuk ka vakum lidhur në Ministrinë e Shëndetësisë.