Prag ndeshja me Benfikën, Inzaghi: Duhet të jemi më intensiv sesa ata, fitorja me Salernitanën na dha energji

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës në Champions League kundër Benfikës.

Inzaghi u shpreh se ekipi i tij e njeh forcën e kundërshtarit, që është një ekip intensiv që kombinon cilësinë me sasinë, një skuadër që në kampionat i ka fituar deri tani të gjitha ndeshjet.

Ndërsa për fitoren me Salernitanën në fundjavë, Inzaghi u shpreh se ajo fitore ndihmoi ekipin të rikuperonte energjinë fizike dhe mendore më shpejt.

Për planin ndaj Benfikës ai u shpreh se të besuarit e tij duhet të jenë më intensiv sesa ata duke luajtur bashkë si ekip.