Eduard Zhupa: Broja është kthyer, do të luajë kundër Çekisë
Armando Broja ka kapërcyer peridhën e vështirë të dëmtimit dhe ka nisur të marrë gradualisht minuta te Chelsea.
Shpresat janë të mëdha që sulmuesi shqiptar të ketë minuta edhe në ndeshjen kundër Republikë Çeke.
Trajneri i futbollit Eduard Zhupa deklaroi në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News“ se Brojën e shikon titullar në përballjen e 12 tetorit, pasi i përshtatet më së miri strategjisë kundër çekëve.
“Kjo ndeshje do të jetë specifike. Vendos fatin e Shqipërisë për të shkuar në Kampionatin Europian. Në qoftë se fitojmë, ne shkojmë në Kampionatin Europian. Broja, për mendimin tim, në këtë ndeshje do të jetë në formacion. Duke parë strukturën e skuadrës çeke, është një lojtar që i përshtatet jashtëzakonisht mirë, sidomos sulmit, sidomos vertikalizimit. Trajneri do të ketë më shumë zgjidhje për sa i përket sulmit. Ke edhe Muçin, që e ke në formë shumë të mirë”, tha Eduart Zhupa.
