Si të humbasësh 12 kg/ Dieta e Sharon Osbourne: Kaloj të paktën tri ditë në javë pa ngrënë!

Autorja amerikane, Sharon Osbourne, ka treguar se si pësoi humbje drastike në peshë.

Mësa duket ajo ka zgjedhur një rrugë ndryshe nga shumica, ku tregoi se nuk ha të paktën tre ditë në javë.

70-vjeçarja, humbi mbi 12 kilogramë, pasi përdori ilaçin e diskutueshëm për humbjen e peshës "Ozempic" për të arritur figurën e saj të re.

Por, duke dhënë një pasqyrë mbi zakonet e saj aktuale të së ngrënit në ‘The Osbournes Podcast’, Sharon pranoi se ajo gjithashtu kalon ditë pa ngrënë ushqim.

Sharon tha se: "O Zot, unë e bëj këtë çdo javë. Të paktën tre ditë pa ngrënë. Ky quhet agjërim me ndërprerje. Gjithsesi nuk doja të bëhesha kaq e dobët".

Sharon gjithashtu foli për kryerjen e operacionit të saj më të fundit estetik. Ish-menaxherja e muzikës ka qenë e hapur për dashurinë e saj për ndryshimet estetike ndër vite, por nuk e ka mohuar se është penduar.