Dua Lipa flet për gratë shqiptare, ja se çfarë e frymëzoi atë këtë verë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e "YSL Beauty" dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”.

Ajo ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare.

Dua, nuk ka hezituar asnjëherë të tregojë kudo vendlindjen dhe origjinën e saj.

Gjatë një interviste, këngëtarja u pyet se çfarë këshillash bukurie ka marrë prej grave të vendit të saj, ndërsa përgjigjja e Duas ishte e goditur.

"Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre", u përgjigj Dua Lipa.