Kritika italiane vlerësojnë vokalin e Soni Malajt: Notat e saj elektrizuan 10.000 spektatorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 13:42
Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano, Itali dhe ka habitur publikun me vokalin e saj.
Për këtë arsye televizioni publik italian "RAI", i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare.
"Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë,"-thuhet ndër të tjera në kronikë.
Këngëtarja nuk ka nguruar, dhe e ka ripostuar këtë lajm duke falënderuar median në fjalë për vlerësimin.

